Van Basten: Ibrahimovic më sfidoi, mentaliteti i tij i riktheu titullin Milanit

Van Basten: Ibrahimovic më sfidoi, mentaliteti i tij i riktheu titullin Milanit

Ish-lojtari holandez, ka folur së fundmi për sulmuesin, Zlatan Ibrahimovic. Në një prononcim të dhënë në Youtube, për Carlo Pellegati, Van Basten deklaroi se suedezi ishte thelbësor në rritjen e Milanit dhe duhej mentaliteti i tij, që kuqezinjtë të merrnin titullin.

Më tej ai foli edhe për kohën, kur Ibra u transferua tek Ajax në Holandë, ku tha se sfidoi në një moment kur ishte i dëmtuar.

Ibra ka qenë thelbësor në rritjen e Milanit në vitet e fundit, veçanërisht në aspektin e mentalitetit. Për t’u kthyer te titulli kampion, duhej mentaliteti i Zlatan.

Tek Ajax isha ndihmësi i Koeman kur ai mbërriti. Ibra ishte dikush që më sfidoi në fushë, por unë isha gjysmë i dëmtuar dhe për këtë arsye nuk mund të bëja më shumë. Në vend të kësaj, ai gjithmonë donte të më sfidonte, ishte argëtuese

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy