Tirana do të zhvillojë fazën përgatitore para ndeshjeve në Europë, në Maqedoninë e Veriut, në Ohër. Këtë e ka njoftuar vetë klubi bardheblu, nëpërmjet rrjeteve sociale. Gjithashtu kryeqytetasit, gjatë qëndrimit në Ohër, do të zhvillojnë edhe tre miqësore. Më 24 qershor, Tirana sfidon skuadrën nga Kosova, Dukagjinin. Pesë ditë më vonë, do të ketë radha e kampionëve të Kosovës, Ballkanit, që do të përballet me skuadrën e Shehit. Miqësorja e fundit do të jetë ndaj kampiones në Maqedoninë e Veriut, Strugës, e cila është planifikuar më 5 korrik.



