Gazetari Gerti Çarçani në studion e lajmeve në MCN TV, komentoi zgjedhjet në Shoqatat Rajonale dhe ato për president të FSHF. Çarçani tha se në qeveri e kanë vendosur dhe duan të heqin me çdo kusht Armand Dukën nga president i FSHF.
Ai theksoi se ekziston një provë, që në anëtar i këshillit bashkiak, i ka ofruar kundërshtarit të Prodanit për Zgjedhjet Rajonale në Tiranë, një shumë prej 100 mijë eurosh kesh në emër të kryebashkiakut Erion Veliaj, për t’u tërhequr nga gara.
“Veliaj edhe me tagrin, si financues në futboll, foli shumë rëndë. Unë prisja më shumë fakte sot në daljen e Federatës, jo thjesht një fjalim rutinë.
Politika ka ndërhyrë, me dy persona, Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri. Ky i fundit ishte edhe pjesë dje në Elbasan, në zgjedhjet që u bënë. Po mbarojnë Shoqatat, të cilat po provokojnë përplasjet e para.
Kryeministri e ka ndarë mendjen, për një luftë ndaj asaj që e quan kalbëzim të futbollit. Ekziston edhe një provë tjetër, që një anëtar i këshillit bashkiak, ndërtues në Tiranë, vetëm për zgjedhjet e Tiranës, ka takuar kandidatin e Prodanit dhe i ka ofruar 100 mijë euro kesh, në mënyrë që të tërhiqet nga gara. Ky person ka shkuar në emër të kryebashkiakut, që të heqë dorë.
Për këtë thuhet se ka edhe një video-audio, për të cilën do jetë në UEFA.
Gabime ka pafund në futboll, por unë besoj se targeti kryesor është të rrëzojnë Dukën dhe pastaj çfarë të ndodhë le të ndodhë. Megjithatë unë mendoj se Duka është e vështirë të largohet me votë.”, u shpreh Çarçani.



