
E ardhmja në dyshim e Stefano Piolit, prej disa kohësh i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Milanit, të cilët e kanë gjetur kandidatin ideal për ta zëvëndësuar.
Flitet për Antonio Conten, i cili që prej largimit nga Tottenham Hotspuri në marsin e kaluar vijon të jetë pa skuadër.
Në të kaluarën traineri nga Lecce arriti suksese me Chelsean, Juventusin dhe gjithashtu me Italinë në Europianin e 2016-tës .
54 vjeçari shquhet për formimin e ekipeve solidë në fazën defensive dhe në aspektin taktik, i cili uli nga froni i Serisë A Juventusin, nën drejtimin e Interit.
Sipas ‘Calciomercatos’, Antonio Conte gjithmonë e ka shprehur dëshirën për një rikthim në Itali, në kampionatin ku filloi të spikasë fillimisht si mesfushor e më pas si trainer.
Edhe tifozeria e zjarrtë e ‘’ Djallit ‘’ tanimë është entuziazmuar sepse flitet për një ndër më të mirët në këtë profesion dhe natyrisht për këtë skuadër është shumë e rëndësishme arritja e sukseseve në vijimësi.
Me Antonio Conten në stol, Milani mund të shëndërrohet përsëri në kandidat potencial për ta ndryshuar historinë, në Itali dhe Europë ,i cili është një ndër klubet më të famshëm në botë.



