Buffon: Largimi nga PSG, gabimi më i madh. Juventusi po lufton padrejtësitë

Buffon: Largimi nga PSG, gabimi më i madh. Juventusi po lufton padrejtësitë

Portieri italian, Gianluigi Buffon, foli për aventurën e tij te PSG, ku tha se ishte përvoja më e mirë dhe largimi nga francezët, ishte gabimi më i madh.

Duke folur për “Bobo TV”, Buffon deklaroi se Juventusi po tregon një formë të shkëlqyer dhe ekipi sipas tij është i bashkuar për të sfiduar padrejtësitë.

Te PSG kisha përvojën më të mirë të jetës sime dhe largimi ishte gabimi më i madh. Atje u ndjeva i lirë, fola frëngjisht dhe shkova në muze, hoqa dorë nga 10 milionë euro. Ata donin të linin Areolën të luante dhe nuk mund ta pranoja. Ndeshja kundër Manchester United në Champions League është keqardhja më e madhe e jetës sime.

Juventusi po reagon, unë shoh kompaktësi dhe bashkim. 15 pikët penalizim në renditje i kanë lejuar djemtë të bashkohen për të sfiduar padrejtësinë. Neymar do të donte të kishte një trajner si Allegri, ai i mbështet shumë lojtarët. Nuk e di se çfarë nuk funksionoi mes Sarrit dhe Juves. Mënyra se si propozoi trajneri, ai u la pothuajse menjëherë në mëshirën e rezultateve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy