
Duket se sakrificat e bëra nga drejtuesit e Manchester City-t në javët e fundit në lidhje me rinovimin e Ilkay Gundogan më në fund do të shpërblehen .
Gjermani konsiderohet kyç në mesfushën e ‘’ The Citiziens ‘’ dhe Pep Guardiola e vlerëson shumë kontributin prej disa sezonesh tek anglezët .
Interesi i Atletico Madridit dhe Barcelonës u duk se mund ta vinte në rrezik qëndrimin në ‘’ Etihad Stadium ‘’ por sipas Ekrem Onur bardhekaltërit dhe 32 vjeçari janë drejt një shtrëngimi duarsh , i cili parashikohet se do të zyrtarizohet në javët vijuese.
‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’ deri diku mund të konsideroheshin një kërcënim për gjigandët e Premier Leagues por me të famshmin ‘’ Pep ‘’ në stol, situata të tilla marrin zgjidhjen e merituar në momentin e duhur.
Mund të thuhet me siguri se ishi i Barcelonës do të vijojë ta ketë në dispozicion lojtarin nga Gelsenkirschen, i cili e shton kualitetin në repartin e mesfushës dhe gjithashtu i jep një mbështetje prapavijës dhe ofensivës me potencialin që e karakterizon.
Një fakt që s’duhet anashkaluar është se në shtatë sezone, Ilkay Gundogan numëron 51 gola dhe 30 asiste në 273 sfida dhe me kontributin e dhënë e ka mëse të merituar rinovimin e kontrates me këtë klub,prioriteti i të cilit mbetet fitimi i Champions Leagues.



