Milani në kërkim të një sulmuesi, Morata dhe Firmino opsion për kuqezinjtë

Milani në kërkim të një sulmuesi, Morata dhe Firmino opsion për kuqezinjtë

Milani ka vuajtur shumë mungesën e një tjetër sulmuesi këtë sezon, përveç Olivier Giroud, i cili është konsumuar së tepërmi.

Në këtë situatë, drejtuesit kanë nisur nga puna, për afrimin e një sulmuesi, për sezonin e ardhshëm.

Opsionet për kuqezinjtë nuk mungojnë, teksa së fundmi përflitet për dy emra. Bëhet fjalë për Roberto Firmino dhe Alvaro Morata.

I pari do të largohet nga Liverpool si lojtar i lirë dhe Milanit nuk do i duhet të shpenzojë, ndërsa për Moratan, duhet një sakrificë e vogël, pasi ka edhe një vit kontratë me Atletico Madrid.

Gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve, por e sigurt është që te Milani do të ketë lëvizje të shumta, kryesisht në sulm, ku pritet të largohen edhe Rebic e Origi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy