Paris St Germain i shkel syrin Oblakut

Paris St Germain i shkel syrin Oblakut

  Traineri Christophe Galtier vijon i pakënaqur në lidhje me kuadratin e bardhë dhe i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Paris St Germain për zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas ‘ FootMercato ‘ Jan Oblak është bërë pjesë e planeve të francezit, situatë që e ka vënë në siklet Atletico Madridin .

Për ‘’ Los Colchoneros ‘’ slloveni konsiderohet një emblemë poshtë tre shtyllave por fakti se e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023-shit i jep shansin për të tentuar fuqizimin e arkave me largimin e gardianit drejt ‘’ Parque de Princes ‘’.

Por ende është akoma herët për të dhënë një verdikt më të qartë dhe duke ditur rëndësinë në ekipin e Cholo Simeones , kuq e blutë do ta kenë shumë të vështirë për ti bindur madrilenët në këtë histori.

Me mbërritjen në verën e 2014-tës nga portugezët e Benficas , Jan Oblak arriti të shëndërrohej në një ikonë tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ duke u konsideruar njëkohësisht një ndër më të mirët në botë.

Eksperienca tek Atletico Madridi ia ka ndryshuar karrierën në çdo aspekt 29 vjeçarit i cili e ka përfaqësuar këtë klub në 359 sfida gjatë të cilave ka pësuar 273 gola dhe e ka mbajtur rrjetën e paprekur në 177 të tjera .

Koha i imponon Atleticos përshpejtimin e negociatave në funksion të rinovimit me Jan Oblak duke patur parasysh kontributin e dhënë ndër vite ose në të kundërt do ti bashkohej një ekipi  yjesh që një ditë synon të vërë emrin në librin e fituesve të Champions Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy