Objektivi i radhës për Liverpoolin

Objektivi i radhës për Liverpoolin

Performanca e shkëlqyer e Mikkel Damsgaard në Europian ia ka hapur sytë skuadrave të mëdha për ta afruar në gjirin e tyre. Ndër to është Liverpooli i Jurgen Klopp i cili ka mbetur i impresionuar me nivelin e treguar nga 21 vjeçari. Vizioni i danezit për lojën është një ndër virtytet më të spikatura të tij dhe ky fakt  e ka motivuar trainerin gjerman për të kërkuar transferimin e tij  në ‘’ Anfield Road ‘’.

 Ashtu siç ndodh pothuajse në çdo merkato , anglezët do të kenë një detyrë të vështirë sepse duhet të  mposhtin konkurrencën e  Juventusit , Milanit dhe Lyonit . 

Vlera aktuale e kartonit të  ishi-t të modestëve të Nordsjaelland ka arritur 20 milionë eurot dhe në plan të parë ky operacion konceptohet si shumë interesant.  

Gjithsesi në aspektin e përgjithshëm fakti i të luajturit në  Premier League ka rezultar një sfidë më vete  për lojtarë që e kanë provuar për herë të parë këtë ndjesi por  duke qenë se niveli i nordikut ka impresionuar të gjithë specialistët gjatë Europianit , mund ti shërbejë skemave të Jurgen Klopp të cilat ndryshojnë gjithmonë në varësi të kundërshtarëve . 

Mbi këtë interes pavarësisht se bëhet fjalë për një kockë të vështirë për tu kapërdirë në kontinentin e vjetër dhe më gjerë , pritet edhe reagimi i drejtuesve gjenovezë të cilët mund ta konsiderojnë interesin e Liverpoolit ose në të kundërt do të vënë barrierat përkatëse për të siguruar qëndrimin e  Mikkel Damsgaard në ‘’ Luigi Ferraris ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy