
Fitimi i Scudettos me Napolin pas 33 vitesh , sigurisht ishte një sukses për Luciano Spallettin , e ardhmja e të cilit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ vijon e paqartë .
Së fundmi janë vënë re disa mosmarrëveshje me drejtuesit e napoletanëve , fakt që e vë në dyshim qëndrimin e numrit një të pankinës .
Kjo situatë i ka vënë jo pak në vështirësi dhe për të evituar ndonjë pakënaqësi gjatë merkatos së verës, drejtuesit e fituesve të Serisë A kanë bërë me dije emrin e zëvëndësuesit të mundshëm të ishi-t të Interit.
Flitet për Marcelo Gallardon, trainer që ka shkëlqyer për disa vite tek River Plate, duke fituar edhe tituj të rëndësishëm , si kampionatin argjentinas dhe Kupën Libertadores dhe prej kohësh i është hapur dera për të provuar veten në kontinentin e vjetër.
Në të kaluarën argjentinasi u përfshi edhe në listën e Real Madridit dhe interesi i ‘’ Il Partenopei ‘’ e ka përforcuar idenë se mbetet një ndër më të mirët në Amerikën e Jugut dhe mbi të gjitha një ekspert në Kupën Santander Libertadores.
Gjithsesi , sezoni i ardhshëm do të provojë forcën e kësaj skuadre, e cila do të ketë një sfidë shumë të vështirë përpara për mbrojtjen e titullit kampion , pa mënjanuar edhe Champions Leaguen , kompeticion ku parashikohet se do të jetë një ekip i sikletshëm për çdo kundërshtar.



