
Pas largimit të Ole Gunnar Solskjaer nga ‘’ Old Trafford ‘’, Manchester United po vijon me kujdes analizat për përzgjedhjen e një tekniku që do të lërë shenjë në të ardhmen në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Pas disa kandidatëve , ndër të cilët përfshihej edhe Antonio Conte , Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino anglezët e kanë përqëndruar vëmëndjen tek numri një i stolit të Sporting Lisbonës Ruben Amorim .
Ish mesfushori i ‘’ Luanëve ‘’ po shijon një eksperiencë pozitive në ‘’ Jose Alvalade ‘’ dhe sipas anglezes ‘’ The Telegraph ‘’ , 20 herë kampionët e Premier Leagues e kanë përfshirë në listën e gjatë të emrave , njëri prej të cilëve do të mund ti japë mundësinë ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ ta hedhin pas krahëve këtë periudhë të vështirë .
Klauzola e prishjes së kontratës së 36 vjeçarit me Sporting Lisbonën është vetëm 30 milionë euro dhe ky destinacion konsiderohet si shumë atraktiv për një teknik që ka hedhur hapat e parë në krye të pankinës .
Opsioni në fjalë është më i lehtë për tu realizuar në krahasim me të sipërpermendurit dhe mund të bëhet efektiv gjatë merkatos së dimrit me qëllimin e përballimit si duhet të fazës së dytë , nga një Manchester United që ka vuajtur shumë me norvegjezin në pankinë .



