Gvozdenoviç: Mendojmë vetëm për fitore ndaj Teutës, nuk jemi të qetë për mbijetesën

Gvozdenoviç: Mendojmë vetëm për fitore ndaj Teutës, nuk jemi të qetë për mbijetesën

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, foli për mediat, në prag të sfidës me Teutën. Trajneri i korçarëve, deklaroi se skuadra është e përqendruar dhe e fokusuar te ndeshja, ku do të kërkohen me çdo kusht 3 pikët.

Gvozdenoviç deklaroi se mungesa e vetme, do të jetë ajo e Rabiut, që u ndëshkua me karton të kuq ndaj Tiranës.

Si gjithmonë, ne jemi Skënderbeu dhe mendojmë vetëm për fitoren. Presim shumë tifozë si ndaj Tiranës. Është një ndeshje e vështirë, por mendojmë vetëm për veten. Kemi respekt për Teutën, po nuk shikoj problemet e kundërshtarit. Jemi të përqendruar të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim 3 pikët. Vetëm Rabiu do të jetë jashtë për shkak të kartonit të kuq. Mendojmë vetëm për pikët.

Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe Rabiun. Kam 25 lojtarë. Nëse nuk kemi Rabiun, do gjejmë një opsion të mirë për skuadrën. Nuk mendoj se është e vështirë. Nuk mund të them se jemi të qetë për mbijetesën, sepse kemi edhe 6 javë. Jemi të përqendruar dhe nuk mund të them se jemi të qetë. Jemi të kujdesshëm. Duhet shumë përqendrim, deri në fund të sezonit.

I pyetur për largimin e Franklin, Gvozdenoviç tha se në rast se do të ishte sulmuesi, mund të fitonin ndaj Tiranës.

Mendojmë vetëm si të fitojmë nesër me Teutën. Mendojmë nga java në javë për objektivat. Franklin ishte një lojtar shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm. Të them të drejtën, nëse do ishte Franklin dhe nëse nuk do ishte kartoni i kuq, mund të fitonim më thjeshtë ndaj Tiranës. Do na mungojë, por kjo është situata. Do gjejmë një tjetër lojtar aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy