Barcelona rinovon me Umtiti

Barcelona rinovon me Umtiti

 Historia e Samuel Umtitit tek Barcelona ka ndryshuar totalisht . Kur katalanasit po mundoheshin me çdo kusht ti jepnin dritën jeshile largimit të mbrojtësit nga ‘’ Camp Nou ‘’ kanë marre vendimin për t’ia rinovuar kontratën duke i shokuar të gjithë .

Kundërshtimet e vazhdueshme të 28 vjeçarit në lidhje me largimin nuk i kanë lënë opsion tjetër drejtuesve të spanjollëve veçse të konsiderojnë pjesë të tyre edhe në të ardhmen .

Katalunja do të jetë shtëpia e kampionit në fuqi të botës deri në  30 qershorin e 2026-tës kundrejt reduktimit të rrogës me qëllimin e ruajtjes së stabilitetit dhe të regjistrojnë sulmuesin Ferran Torres .

Kjo çështje  prej kohësh parashikohej se do të kishte këtë verdikt sepse ishi  i Lyonit kishte deklaruar se donte të luftonte për një vend titullari dhe ky sinjal i ka përshpejtuar aksionet e presidentit  Joan Laporta për qëndrimin në Spanjë  .

Një fakt që e përforcon këtë ide ka të bëjë edhe me refuzimin e disa ofertave interesante sepse ka vendosur ti qëndrojë besnik katalanasve pavarësisht se  nuk e ka mbështetjen e Xavi Hernandezit në formacionin titullar .

Qëndrimi i lojtarit nga Yaunde është një provë që do të konsiderohet një finale në çdo ndeshje për t’ia  ndryshuar mendimin trainerit spanjoll dhe gjërat ti rikthehen normalitetit.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy