Osimhen, drejt Galatasarayt

Osimhen, drejt Galatasarayt

   Me kalimin e kohës e ardhmja e Victor Osimhen po sqarohet.

Pas tentativave të Chelseat, flitet se nigeriani është një hap larg kalimit tek Galatasaray, një ekip me shumë traditë në Turqi.

Golashënuesi do të transferohet me formulën e huazimit, në drejtim të cilit mbërritën disa oferta nga Arabia Saudite, të cilave nuk i kushtoi vëmëndje.

Dëshira për të vijuar në kontinentin e vjetër ishte më e madhe dhe drejtuesit e Galatasaray-t janë afër marrëveshjes me ishi-n e Lilles, shumë i rrezikshëm për çdo rival në metrat e fundit.

Do të jetë një sfidë e re në karrierë për 25 vjeçarin, i cili do të provojë veten edhe në kompeticionet europiane, konkretisht në Europa League.

Pas katër sezoneve në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ golashënuesi nga Lagosi i ka vënë pikën eksperiencës në Serinë A, i cili ishte pjesë e suksesit historik të ‘’ Il Partenopei ‘’, me fitimin e kampionatit në 2022-2023.

Victor Osimhen shquhet si një lojtar potent dhe nuhatës shumë i mirë i golit, i vështirë për tu markuar dhe  efikas në të shumtat e rasteve në luftën në ajër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy