Napoli nuk ka vonuar shumë për të gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit Kalidou Koulibaly, i cili u transferuar te skuadra e Chelsea.
Ditën e sotme, klubi italian ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Kim Minjae. Lojtari i kombëtares së Koresë së Jugut ka mbërritur në Serie A nga Fenerbahce dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.
Napoli ka paguar 14 milionë euro në arkat e klubit turk, ndërsa Minjae është vendosur menjëherë nën urdhrat e trajnerit Spalletti.



