Luiza Gega kualifikohet në finale, lë pas të gjitha rivalet

Luiza Gega kualifikohet në finale, lë pas të gjitha rivalet

Atletja shqiptare, Luiza Gega është kualifikuar në finalen e garës së 3000 metrave me pengesa, në Europianin e Atletikës, që po zhvillohet në Mynih. Shqiptarja, garoi në baterinë e parë dhe i la pas të gjitha rivalet, duke regjistruar kohën 9’30”93.

Gega u duk qartë që në këtë garë nuk kishte rivale, teksa preku e para vijën e finishit, duke u kualifikuar në finale, aty ku do të kërkojë medaljen.

Atletja shqiptare, e renditur e pesta në botë në këtë disiplinë një muaj më parë në Botëror, konsiderohet favorite për medalje në finalen që do të zhvillohet më 20 gusht. Në Botëror, ajo ishte atletja më e mirë nga Europa, ndaj shanset për një medalje të artë janë të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy