Leon Goretzka në radarët e Realit

Leon Goretzka në radarët e Realit

 Dita e djeshme ka rezultuar paksa e vështirë për Bayern Munchen. Bavarezët nuk e kanë arritur fundin e lumtur në lidhje me rinovimin e kontratës me mesfushorin Leon Goretzka dhe  ka vënë në dijeni agjentin e tij  për  të startuar dëgjimin e ofertave për të ardhmen .   Me rëndësi për tu theksuar është se kontrata e 26 vjeçarit mbetet në fuqi deri në 2022 -shin por është vënë në qendër të kërkesave të  Real Madridit .  

Rikthimi i Carlo Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ka shënuar një risi në historinë e ‘’ Los Blancos ‘’ sepse  potenciali i italianit nuk ka nevojë për koment . 

  Spanjollët e kanë analizuar shumë mirë lojën e zhvilluar nga gjermani dhe më pas kanë konkluduar se do ti shërbente shumë organikës në funksion të sukseseve të së ardhmes .   Megjithatë për lojtarë të këtij niveli përgjithësisht interesi zgjerohet sepse  edhe Barcelona ka menduar që të trokasë në dyert e ‘’ Allianz Arena ‘’ për  të tentuar transferimin e  Leon Goretzkas i cili mund të ketë fatin e ish shokut të skuadrës  David Alaba .

 Interesi i skuadrave të tilla automatikisht ia ngrin shumë vlerat  lojtarit nga Bochum dhe gjatë merkatos së verës pritet një   ‘’ Superclasico ‘’ shumë i ashpër.

Përveç 8 golave në 32 ndeshjet e zhvilluara,  Leon Goretzka ka treguar shumë profesionalizëm dhe kompromis për këtë skuadër e cila prej vitesh ka dominuar në të gjitha aspektet në Gjermani .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy