
Pas Besiktasit një tjetër pretendent ka nisur ofensivën për Alejandro Grimaldon.
Bëhet fjalë për Manchester United, një ndër klubet më të pasur të botës.
Spanjolli po zhvillon sezonin e tretë tek Bayer Leverkuseni dhe në secilin prej tyre ka rikonfirmuar se mbetet tejet i rëndësishëm në 11-shen e trainerit Kasper Hjulmand.
Në fakt ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ përbëjnë një rrezik për çdo rival për arsye të potencialit në aspektin ekonomik.
Në atë sportiv prej shumë vitesh kanë munguar trofetë në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe drejtuesit do të tentojnë ta rikthejnë situatën në favor duke nisur nga sezoni vijues.
30 vjeçari përpos efektivitetit në prapavijë ka treguar edhe protagonizmin drejt ofensivës, i cili e ka reflektuar me 14 gola dhe 12 asiste në 44 sfida.
Natyrisht kjo situatë po analizohet me përpikmëri nga gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm dhe tashmë dyert e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ janë hapur për ishi-n e Benfikës.
Edhe Besiktas po lufton fort për të marrë shërbimet e valencianit por duhet theksuar se nuk mund të krahasohet me anglezët në aspektin ekonomik.
Si tek turqit ashtu edhe tek ish fituesit e Europa Leagues për Alejandro Grimaldon do të ishte një sfidë tejet interesante dhe parashikohet se gjatë javëve vijuese do të marrë një vendim.



