
Merkatoja e kaluar verore ishte një mundësi e artë për mesfushorin Willam Carvalho për tu larguar nga Real Betisi por andaluzët arritën ta bindin portugezin për të vijuar eksperiencën në ‘’ Benito Villamarin ‘’.
Koha ka kaluar shumë shpejt dhe niveli i lojës së 29 vjeçarit ka tërhequr në Premier League dhe Newcastle me Arsenalin kanë filluar ta ndjekin me kujdes.
William Carvalho konsiderohet një lojtar i domosdoshëm për Manuel Pellegrinin dhe ka fituar zemrën e tifozerisë së zjarrtë të ‘’ Benito Villamarin ‘’ por ‘’ Las Urracas ‘’ dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ mund të bindin me ofertat e tyre , sidomos bardhezinjtë që gëzojnë faktin e të qënit klubi më i pasur në botë i cili mund t’ia ndryshojë të ardhmen por sigurisht kryeqytetasit janë një shkallë më lart në lidhje me suksesin sepse janë një ekip me shumë histori në Premier League dhe kërkojnë ta përsërisin një gjë të tillë edhe në Europë.
Ky do të jetë një duel titanësh, i fituar nga ‘’ The Gunners ‘’ për sa i përket aspektit sportiv por milionat e sheikut Al Rumayyan mund t’ia ndërrojnë mendjen dhe të zgjedhë ‘’ St James Parkun ‘’ në vend të ‘’ Emirates ‘’.
Si Newcastle ashtu edhe Arsenal janë në një fazë tranzicioni dhe po japin maksimumin për tu përfshirë ndër më të mirët e elitës , objektiv që sigurisht bëhet edhe më i lehtë për tu realizuar me transferime cilësore.



