
Vllaznia ka nisur me rinovimet e kontratave, me lojtarët që do të jenë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
Pas Milos Stojanovic, klubi shkodran, ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit edhe me mbrojtësin tjetër, Marko Juriç.
Dy lojtarët ishin titullarë të padiskutueshëm në sezonin e fundit dhe drejtuesit i kanë shpërblyer me rinovim.
Reparti i mbrojtjes, ishte një nga më të fortët për Vllazninë dhe gjithçka ka nisur që aty, për sezonin e ri.



