
Trajneri Sulejman Starova duke komentuar humbjen 5-0, është shprehur se te Shqipëria kishte eufori para ndeshjes me Anglinë dhe kjo ndikoi te disfata me shifrat e thella. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tha se më mirë do kishte qenë që kuqezinjtë të luanin në mbrojtje dhe me frikë.
“Ishte mobilizim maksimal i Anglisë ndaj Shqipërisë, edhe stadiumi ishte një motiv i madh. Një skuadër që shkoi në finalen e Europianit dhe nuk sulmon si ne. Te Kombëtarja jonë kishte eufori. E nisëm ndeshjen shumë lart. Të gënjen mendja që të luash si i barabartë me Anglinë. E vetmja mënyrë për të luajtur ndaj Anglisë, ishte që të luanim në mbrojtje dhe me frikë. Anglezët përfituan edhe nga momenti dhe euforia e shqiptarëve për atë ndeshje. Duhet të marrim në konsideratë dy dëmtimet dhe rastin e Uzunit. Ky akoma nuk është bërë brez. Kemi gabuar nga ana psikologjike. Pashë një mospërgatitje te goditjet standarde.”, u shpreh Starova.



