Atletico rrit ofertën për Wass

Atletico rrit ofertën për Wass

Atletico Madridi do të kërkojë ta shfrytëzojë të gjithë potencialin në ditët e mbetura të merkatos për të firmosur me Daniel Wass.

Danezi konsiderohet ndër prioritetet e Diego Simeones i cili nuk është i qetë që pas largimit të Kieran Trippier tek Newcastle . Argjentinasi preferon një lojtar në të njëjtat nivele  për të mos i krijuar luhatje ‘’ Los Colchoneros ‘’ në prapavijë. 

Oferta e parë e spanjollëve nuk rezultoi e duhura për drejtuesit e Valencias të cilët nuk janë dorëzuar por e kanë ngritur stekën deri në 3 milionë euro , lajm i publikuar nga  ‘ Marca ‘.

Presioni do të bjerë mbi kryeqytetasit për faktin se koha është shumë e shkurtër dhe nuk premton shumë por ‘’ El Cholos ‘’  do ti bënte shumë punë Daniel Wass i cili ka treguar cilësitë  edhe në Europianin e kaluar me Danimarkën , eveniment ku nordikët surprizuan duke shkuar deri  në çerekfinale.

Kjo mundësi nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës dhe 32 vjeçari e ka vlerësuar maksimalisht  pavarësisht se traineri Jose Bordalas është përgjigjur me një ‘’ jo ‘’ kategorike mbi largimin e ishi-t të Celta Vigos nga ‘’ Mestalla ‘’.

Një fakt tjetër që mund ta pengojë këtë operacion është se Valencia nuk është përforcuar siç duhet në merkato dhe një largim i tillë mund ti prishte ekuilibrat  .

Aktualisht kryeqytetasit janë shumë larg sezonit të kaluar sepse janë 14 pikë larg  nga kryesuesit e Real Madridit dhe madje do të përballen në dy sfida shumë të forta me Manchester United në 1/8-tat e Champions Leagues.  

Për sa i përket rastit konkret , Daniel Wass e finalizon kontratën me Valencian në mbarimin e sezonit aktual dhe nëse kryeqytetasit nuk e arrijnë akordin në ditët e mbetura, do ti duhet të presin deri në merkaton e ardhshme për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.  

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy