
Në orët e fundit drejtuesit e Interit kanë avancuar ndjeshëm në lidhje me akordin me mbrojtësin Tiago Djalo, i cili aktivizohet me Lillen.
Megjithatë , hyrja në garë e Barcelonës parashikohet se mund ti trazojë ujërat dhe mund ti vërë në vështirësi zikaltërit , edhe pse aktualisht janë të avantazhuar në këtë histori.
Optimizimi tek ekipi nga Milano është i dukshëm dhe në lidhje me 23 vjeçarin duhet theksuar se po impresionon me ‘’ Les Dogues ‘’.
Kalimi i mundshëm në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të ishte një sukses i dyfishtë për ish fituesit e Serisë A , edhe për arsye të mposhtjes së një rivali si katalanasit.
Sezoni aktual është i katërti për Tiago Djalon tek francezët, i cili po e rikonfirmon në çdo sfidë se e meriton kalimin tek një ekip me emër, në kampionatin ku përfaqësohet por edhe më gjerë.



