Problemi i Manchester United në mbrojtje

Problemi i Manchester United në mbrojtje

Ideja e ngulitur thelle  në kokë për të transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’  Harry Kane e ka devijuar paksa vëmëndjen e drejtuesve të Manchester United nga pozicionet e tjera . ‘’ The Red Devilsat ‘’ vijojnë të kenë probleme në mbrojtje  dhe drejtuesit e anglezëve kanë filluar të lëvizin gurët   për ti riparuar këtë pikë të dobët trainerit Ole Gunnar Solskjaer . Me Victor Lindelof dhe Eric Bailly që  vazhdojnë të mos e bindin norvegjezin  të cilëve i bashkohet edhe Harry Maguire  mund të thuhet se  20 herë kampionët e Premier Leagues  ndodhen në një situatë disi kaotike dhe  duhet ta tjetërsojnë me çdo kusht nëse duan të zhvillojnë një sezon me ritme të larta . 

Aspiratat e Manchester United janë pothuajse gjithmonë të njëjtat sepse kanë të bëjnë me rikthimin fuqishëm në atë skuadrën e frikshme të Anglisë dhe pse jo të rikuperojnë identitetin e humbur ne Uefa Champions League ,  kompeticion që për herë të fundit e ka fituar në sezonin 2007-2008 ku mposhti në finale Chelsean .  Prandaj në merkaton verore mbrojtja do të marrë vëmëndjen më të madhe tek Manchester United  që e ka mbyllur sezonin si i dyti i Premier Leagues por dështoi në finalen e Europa Leagues me  Villarealin .

Për të shmangur hapat fals në këto faza të rëndësishme  do ti duhet shumë punë në verë , proçes që parashikohet se do të finalizohet me sukses sepse vetë emri i Manchester United e imponon këtë objektiv  . Normalisht trainerë me një përgjegjësi të tillë duhet gjithmonë të tregojnë shumë profesionalizëm në çështje të rëndësishme   dhe të përforcojnë çdo pozicion ku skuadra e tyre ka hasur vështirësi gjatë sezonit të lënë pas  .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy