Ndahet nga jeta presidenti i klubit gjerman në moshën 43-vjeçare

Ndahet nga jeta presidenti i klubit gjerman në moshën 43-vjeçare

Presidenti i klubit gjerman, Hertha Berlin, Kay Bernstein, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

Kjo u bë e ditur nga vetë klubi gjerman, që militon në Bundesliga 2. Nuk dihen shkaqet që sollën këtë ndarje nga jeta të Kay Bernstein.

“I gjithë klubi, komitetet dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur. Familja Hertha mban zi për Kay-n dhe mendimet e tona janë me familjen, miqtë dhe shokët e tij gjatë kësaj kohe të vështirë.

Kërkojmë që të respektohet privatësia e familjes pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Në Bundesliga 2, Hertha Berlin mban vendin e shtatë në renditje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy