Nuk ka prodhuar gola pjesa e parë në sfidën mes Laçit dhe Dinamo City, e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Kupën e Shqipërisë.
Ndonëse kurbinasit kishin disa raste shënimi, nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë, për të zhbllokuar sfidën.
Pritet një pjesë e dytë e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkojnë fitoren, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.



