
Zlatan Ibrahimovic vuan nga dëmtimet prej një viti, por përsëri nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Sezoni për suedezin është mbyllur, për shkak të problemeve muskulore të shfaqura së fundmi. 41-vjeccari e ka ndarë mendjen dhe nuk dëshiron të tërhiqet, por vendimi i tij është të luajë edhe për një tjetër sezon.
Drejtuesit e Milanit nuk janë dakord, duke parë problemet e shumta dhe nuk do i rinovojnë kontratën. Megjithatë, e ardhmja e Ibrahimovic, pritet të jetë në një tjetër skuadër të Serie A.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, sulmuesi pritet të kalojë te Monza. Presidenti i këtyre të fundit, Silvio Berlusconi, dëshiron ta ketë suedezin në skuadrën e tij dhe bisedimet e para janë bërë.
Duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes palëve, shanset që kjo lëvizje të ndodhë në verë, janë të mëdha.



