Plani i Real Madridit me Reinier

Plani i Real Madridit me Reinier

Mungesa e hapësirave për Reinier tek Real Madridi dhe huazimi tek Frosinone, tanimë mund të konsiderohet një hap i suksesshëm nga ana e drejtuesve. Braziliani debutoi me gol me italianët dhe spanjollët pretendojnë të rikuperojnë investimin prej 30 milionë eurosh të bërë në të shkuarën . Huazimet tek Borussia Dortmundi dhe Girona pa sukses , e kanë bërë të reflektojnë mesfushorin , i cili u transferua nga Flamengo tek ‘’ Galaktikët ‘’ në shkurtin e 2020-tës kundrejt 30 milionë eurove. Ecuria me modestët e Serisë A sigurisht i ka impresionuar gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm dhe nëse do të vijojë me këtë ritëm , vlera e kartonit natyrisht do të shënojë rritje. Mbetet për tu parë se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ në lidhje me Reinier, për të cilin ekziston mundësia e qëndrimit ose largimit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy