
Mosgrumbullimi i Yan Diomandes në ndeshjen kundër Verl ka lënë për të kuptuar se ndoshta shumë shpejt do ti japë lamtumirën Leipzigut.
Martin Demichelis nuk e ka përfshirë sulmuesin i cili thuhet se do të vihet nën urdhërat e Jose Mourinhos.
Kalimi i 19 vjeçarit tek Real Madridi do të jetë nisja e një tjetër eksperience dhe flitet se Florentino Perez do të investojë rreth 120 milionë euro.
Ekstremi nga Bregu i Fildishtë është përgatitur për kalimin në kryeqytetin spanjoll i cili në sezonin e shkuar kontriboi me 13 gola në 36 sfida.
Duhet kujtuar se oferta e parë e kreut të ‘’ Los Blancos ‘’ prej 100 milionë eurosh u refuzua nga presidenti Johann Plenge por si duket në tentativën e dytë ja ka arritur qëllimit.
Para disa javësh edhe Paris St Germain shfaqi interes për Yan Diomanden por Nasser Al Khelaifi u tërhoq nga gara duke i dhënë një avantazh të dukshëm ish fituesve të Champions Leagues.
Vlen të përmendet se ky lojtar e njeh shumë mirë La Ligan për arsye të së kaluarës por të përfaqësosh ‘’ Los Merengues ‘’ është një sukses dhe një sfidë më vete.



