Arsenali, ofensivë për Alexander Isak

Arsenali, ofensivë për Alexander Isak

 Prej vitesh me rradhë Alexander Isak vijon të jetë pjesë e planeve të ekipeve me emër në Europë.

Fillimisht ishte Barcelona e më pas Arsenali, i cili këmbnguli për një kohë të gjatë për shërbimet e suedezit. ‘’ Topchinjtë ‘’ ende nuk e kanë harruar golashënuesin e Newcastles, i cili po e tregon potencialin në çdo sfidë.

Ishi i Real Sociedadit shquhet për shpejtësinë dhe nuahtjen për golat dhe gjithashtu përshtatjen në disa pozicione të sulmit. 25 vjeçari la shenjë me bardhezinjtë në sezonin e shkuar, me 25 gola të shënuar në 40 sfida.

Aktuali po vijon me të njëjtat ritme dhe tashmë Mikel Arteta është shumë i vendosur për ta transferuar në ‘’ Emirates ‘’ edhe pse do të varet se si drejtuesit e londinezëve do të negociojnë me ato të ekipit nga San Sebastian.

Një kalim tek 13 herë fituesit e kampionatit anglez do të ishte një hap i suksesshëm për nordikun, për arsye se janë një ekip elite, edhe pse e kanë humbur në vitet e fundit terrenin në kompeticionet pjesëmarrëse.

Krerët e klubit po shqyrtojnë mundësinë e një oferte të konsiderueshme për nxënësin e Eddie Howes, një ndër më të spikaturit në Angli dhe më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy