
Milan dhe Zlatan Ibrahimovich me shumë gjasa do ti kenë rrugët e bashkuara edhe për disa kohë sepse sulmuesi i mirënjohur është duke shijuar një rini të dytë në ‘’ San Siro ‘’ .
Duke e njohur karakterin e tij , sigurisht që 40 vjeçari nuk do të dorëzohet sepse po shijon një moment spektakolar me kuqezinjtë dhe është referenti kryesor i ofensivës. Negociatat e deritanishme janë në një rrugë të mbarë dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ shumë shpejtë do të ketë një shtrëngim duarsh ndërmjet palëve.
Figura e Zlatan Ibrahimovich nuk ka nevojë për koment sepse është një lider absolut në skuadrën e Stefano Piolit si brenda dhe jashtë fushave dhe ky fakt është i mjaftueshëm për ta mbajtur edhe më gjatë në Milano. Rëndësia e gjigandit nordik është aq e madhe saqë drejtuesit e italianëve po mendojnë shitjen e Rafael Leaos për të mos i rënë me shkelm entuziazmit që po përjetohet tek kuqezinjtë të cilët e kanë në dorë për të rinovuar me këtë golashënues që po i impresionon të gjithë me lojën e zhvilluar .
Nëse asgjë s’do të ndryshojë gjatë javëve vijuese , qëndrimi i lojtarit nga Malmo është i sigurtë dhe ky vendim konsiderohet tepër i drejtë sepse është një garanci për shënimin e golave .
Dy etapat në ‘’ San Siro ‘’ përmblidhen në 90 gola dhe 34 asiste në 145 për një Ibrahimovich që s’njeh kufij dhe tregon se do të jetë protagonist edhe për disa sezone me ‘’ Djallin ‘’.



