Pjanic,  plani B  i Juventusit

Pjanic, plani B i Juventusit

 Protagonizmi i munguar nën drejtimin e Ronald Koeman ka  shkaktuar risi në lidhje me të ardhmen e  Miralem Pjanic . Boshnjaku  ndiqet prej disa kohësh nga ish skuadra e tij Juventus për arsye se Massimilliano Allegri e vlerëson shumë kontributin e dhënë nga mesfushori në të kaluarën . Megjithatë Europiani i cili kurorëzoi si kampione Italinë ka evidentuar shumë lojtarë  të cilët tashmë ndiqen nga skuadra të njohura  .  

Një ndër ta është edhe Manuel Locatelli për të cilin vijon këmbnguljen   ‘’ Zonja e Vjetër ‘’. Drejtuesit e italianëve janë treguar shumë profesionistë në lidhje me këtë çështje dhe kanë deklaruar pikërisht ishi-n e tyre në rast se do të  dështojnë në transferimin e perlës së Sassuolos  në  ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Aventura e 31 vjeçarit në Barcelonë ka rezultuar për tu harruar dhe  po kërkon me ngulm largimin nga ‘’ Camp Nou ‘’ për ti dhënë një tjetër drejtim karrierës .  Marrëdhëniet e krijuara midis tij dhe strategut  Massimiliano Allegri janë të shkëlqyera , fakt që me siguri do ti vijë në ndihmë për tu rikthyer tek bardhezinjtë nëse këta të fundit nuk do të arrijnë akordin me  Manuel Locatellin .  

Duhet  evidentuar  se kontrata e ishi-t të Romës me  ‘’ Los Cules ‘’ mbetet në fuqi  deri në 2024-tën por  duke qenë se sezonin e përfundoi me vetëm  1295 minuta aktivizimi  të shoqëruara me një rendiment të dobët  , mundësitë për të qëndruar në Katalunjë janë gati zero   . 

Ideja e juventinëve në lidhje me këtë operacion është huazimi i  Miralem Pjanic për të analizuar riadaptimin e tij  dhe më pas drejtuesit  e tyre të marrin  vendimin përkatës  për një lojtar që ka humbur shumë nga  vlerat e dikurshme .   

Paralelisht me këtë pistë para pak ditësh   prestigjozja franceze L’Equipe u shpreh mbi një shkëmbim të mundshëm ndërmjet Antoine Griezmann dhe  Paulo Dybalas por ekipet në fjalë e përgënjeshtruan lajmin duke e vënë në kontekstin e një thashethemi  për arsye se pretendimi i Juventusit është rinovimi i kontratës me  ‘’ La Joyan ‘’ sepse është një lojtar determinant për këtë skuadër  .

Siç kuptohet eksperienca e Miralem Pjanic tek  ‘’ Blaugranët ‘’ ka prekur fundin dhe  javët e vijuese me siguri do të prodhojnë lajme motivuese për të ardhmen  e mesfushorit .

 

 

 

 

 

                       

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy