Allegri: Sampdoria është skuadër tjetër në shtëpi, ndeshje vendimtare

Allegri: Sampdoria është skuadër tjetër në shtëpi, ndeshje vendimtare

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur para mediave ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Sampdorias ditën e nesërme. Tekniku bardhezi ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, duke thënë se nuk është e lehtë për t’i mposhtur në shtëpi.

Sampdoria është një tjetër skuadër kur luan në shtëpi. Duhet të jemi të kujdesshëm që të vazhdojmë të konsolidojmë vendin e katërt. Do të jetë një javë intensive dhe shpresoj argëtuese para pushimit.

Kjo sfidë vjen në një moment vendimtar të sezonit, ndonëse kampionati do të mbyllet pas 2 muajsh. Me Giampaolon në shtëpi Sampdoria është paraqitur shumë mirë dhe nuk do të jetë e lehtë. Kanë nevojë për pikë për të shpëtuar dhe do të na sulmojë, por edhe ne duam pikë që të qëndrojmë mes 4 të parave. Nuk është e lehtë të fitosh ndaj tyre. Na pret një ndeshje e vështirë, por do të synojmë fitoren edhe nesër.

Dybala është më mirë dhe mund të kthehet në dispozicion të mërkurën, po ashtu edhe Bonucci. Vlahovic nuk ishte e lehtë të vinte te Juventusi dhe të luante çdo tre ditë, sepse ngarkesat fizike dhe psikologjike janë të ndryshme.

Topi këtu është më i rëndë, sepse te Juventusi çdo top mund të të japë fitoren ose humbjen. Dusan duhet të përmirësohet. Duhet t’i japim pak kohë, por jam shumë i kënaqur me të, sepse sakrifikohet për skuadrën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy