
Rifreskimi i repartit të avancuar mbetet një ndër prioritetet e Liverpoolit të Jurgen Klopp në merkaton vijuese .
Duke qenë se Mohamed Salah , Firmino dhe Mane po i afrohen të 30-tave , ‘’ The Redsat ‘’ kanë menduar për rikthimin e Raheem Sterling në ‘’ Anfield Road ‘’.
Por për britanikun , Liverpooli do të ketë një përballje të ashpër në vijim sepse për 26 vjeçarin lufton fort edhe Barcelona me Arsenalin dhe automatikisht e bëjnë këtë luftë edhe më interesante .
Për sulmuesin nga Xhamajka gjërat janë vështirësuar në ‘’ Etihad Stadium ‘’ sidomos pas transferimit të Jack Grealish nga Aston Villa por s’duhet të anashkalohen në asnjë moment vlerat e shfaqura në fushën e lojës .
Merkatoja vijuese pritet të jetë me shumë të papritura sepse flitet për tre skuadra me peshe në arenën europiane pavarësisht se vitet e fundit e kanë humbur disi protagonizmin si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet ku kanë marrë pjesë .
Me vetëm 2 gola dhe 2 asiste në 15 takime kupa është mbushur dhe sigurisht këto statistika të arritura ia kane ulur ndjeshëm pikët për vazhdimin tek ‘’ The Citiziens ‘’, skuadër ku nuk tolerohet asgjë sepse në krye të pankinës është një ndër trainerët më kërkues të globit i cili synon prej vitesh fitimin e Champions Leagues për ta shtuar në vitrinën e mbushur me suksese .



