La Liga, çfarë rezervon java e 17-të

La Liga, çfarë rezervon java e 17-të

Koha kalon shumë shpejt dhe në mbrëmjen e sotme do të nisë java e 17-të e La Ligas me duelin e Pamplonas midis Osasunas dhe Rayo Vallecanos në 21.00.

Si pritësit ashtu edhe miqtë renditen momentalisht në vendin e 13-të dhe 10-të respektivisht me 4 pikë diferencë.

Në javën e kaluar zotët e shtëpisë morën një barazim në fushën e Cadiz, rezultat i njëjtë për Rayo Vallecanon kundër Celta Vigos.

Diferenca e ngushtë sigurisht evidenton se do të jetë një duel shumë i luftuar nga të dy ekipet.

Të shtunën do të zhvillohen katër sfida ,duke filluar nga ajo e orës 14.00 në ‘’ San Mames ‘’, aty ku Athletic Bilbao pret Atletico Madridin.

Të besuarit e Ernesto Valverdes kanë rikuperuar ndjeshëm terren në lidhje me të kaluarën , fakt që momentalisht reflektohet me renditjen në vendin e 6-të, i cili i mban vaskët në zonën e Europës.

‘’ Los Rojiblancos ‘’ vinë nga barazimi kundër Granadas në tranfertë , ndërsa nxënësit e Cholo Simeones bënë detyrën në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ të cilët mposhtën Almerian dhe më pas vijuan serinë e rezultateve pozitive duke e përfunduar fazën e grupeve të Champions Leagues si kryesues në grupin E.

Si në çdo sezon tjetër, kryeqytetasit vazhdojnë të tregojnë se janë një ndër ekipet më të fortë të La Ligas, të cilët janë të 4-tërtët në tabelë me pesë pikë diferencë nga Real Sociedadi.

Në 18.30 Sevilla tashmë e eleminuar nga Champions League , e cila nuk mundi as të sigurojë një vend për në fazën e Play Offit të Europa Leagues pret Getafen në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.

Me Diego Alonson në stol, andaluzët po hasin shumë vështirësi edhe në kampionat , të cilët janë vetëm tre pikë larg zonës së kuqe.

Humbja në transfertën e Mallorcas fuqizoi idenë se ky sezon deri më tani mund të konsiderohet për tu harruar për këtë skuadër , e cila është shumë larg të kaluarës.

Nga krahu tjetër, Getafe po jep shenjat e një skuadre kompetitive , e cila është vetëm 7 pikë larg Europës.

Nxënësit e Jose Bordalas vinë nga fitorja në ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’ ndaj Valencias, të cilët do të mundohen të përfitojnë nga situata kritike e Sevilas për të marrë një rezultat pozitiv në një fushë të ndërlikuar.

E shtuna përfundon në 21.00 në ‘’ Mestalla ‘’.

Valencia pret Barcelonën, skuadër e cila pësoi një humbje të papritur në javën e kaluar në ‘’ Camp Nou ‘’ ndaj Gironas, e pasuar nga ajo e ndeshjes së fundit të Champions Leagues kundër modestëve të Royal Antwerp.

Edhe pse të kualifikuar, gjithsesi kuq e blutë po përjetojnë një moment të vështirë në kampionat.

Për ‘’ Los Che ‘’ historia rezultoi e njëjtë, të cilët nuk mundën të bëjnë asgjë kundër Getafes, humbje e cila i rendit momentalisht në vendin e 11-të.

E diela do të jetë po aq intensive, gjatë të cilës do të luhën katër sfida.

Në orën 14.00 Almeria e vendit të fundit pret në shtëpi Mallorcan me objektivin e daljes nga zona e ftohtë e renditjes.

Pa dyshim skuadra e Gaizka Garitanos duke iu referuar ecurisë me shumë gjasa do të përfaqësohet në Segunda Division në sezonin vijues, e cila në 16 sfidat e deritanishme ende nuk e ka provuar shijen e fitores.

Humbja në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ ishte një vazhdim i një sezoni dëshpërues , ndërsa ishullorët bënë detyrën duke marrë një rezultat me shumë vlera ndaj Sevillas.

Vetëm 4 pikë i ndajnë nxënësit e Javier Aguirres nga prekja e zonës së kuqe, fakt që do të thotë se kjo sfidë për të dy rivalët është shumë e rëndësishme.

Në 16.15 luhet një tjetër duel, i cili parashikohet shumë i ashpër. Real Sociedad dhe Real Betis do të masin forcat në ‘’ Reale Arena ‘’ .

Si ‘’ Los Txiuriudines ‘’ ashtu edhe ‘’ Los Verdiblancos ‘’ po zhvillojnë një sezon pozitiv edhe në Europë.

Bardheblutë u kualifikuan si të parët në grupin D në Champions League , të cilët nuk njohën humbje në 6 sfida, ndërsa andaluzët kanë edhe një shans në Play Offin e Conference Leagues për të vijuar përballjet në kontinentin e vjetër.

Ekipi nga San Sebastian po tregon dhëmbët edhe në kampionat, i cili fitoi ndeshjen e kaluar në një fushë të vështirë si ajo e Villarealit, ndërsa Real Betisi ndali Real Madridin në ‘’ Benito Villamarin ‘’.

Diferenca ndërmjet tyre është vetëm 3 pikë dhe si çdo sfidë tjetër, kjo e rradhës premton natyrisht spektakël.

Në 18.30 do të luhet në Ishujt Kanarie Las Palmas Cadiz. Zotët e shtëpisë po e tregojnë në këtë sezon se mbeten një skuadër shumë kompetitive, aspiruese për Europën në atë vijues.

Rezultatet e arrira i pozicionojnë të besuarit e Garcia Pimientas në vendin e 8-të me pesë pikë larg Europës.

Ishullorët shquhen si një ekip që të befason atëherë kur nuk e pret, sidomos kur luan përballë tifozerisë së tij.

Fitorja kundër Alaves në transfertë ishte një demostrim se Las Palmas do të jetë një skuadër shumë e rrezikshme deri në fund, ndërsa për Cadiz historia është tërësisht ndryshe sepse është vetëm 3 pikë larg zonës së kuqe, skuadër që nuk shkoi më shumë se një barazim në javën e kaluar kundër Osasunas.

E diela përfundon në 21.00 në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ me sfidën Real Madrid Villareal. ‘’ Galaktikët ‘’ po zhvillojnë një sezon mbresëlënës, të cilët po e ndjekin këmba-këmbës Gironën.

Vetëm dy pikë larg kreut, për kryeqytetasit as që diskutohet fitorja, të cilët bënë një hap fals në javën e kaluar duke barazuar 1-1 në ‘’ Benito Villamarin ‘’ kundër Real Betisit.

Asi nën mëngë i gjigandëve të Spanjës dhe Europës quhet Carlo Ancelotti, nën drejtimin e të cilit dominuan totalisht grupin C në Champions League duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Edhe ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ ka treguar cilësitë e padiskutueshme në Conference League, skuadër që e finalizoi fazeë e grupeve në vendin e parë, e cila i dha një leksion Rennes në transfertë.

Java e 17-të përfundon të hënën në 21.00 në fushën e ‘’ Montilvit ‘’ ku do të përballen Girona dhe Alaves.

Katalanasit meritojnë duartrokitje për ecurinë e deritanishme, të cilët mposhtën Barcelonën në javën e kaluar në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe liderojnë në Primera Division.

‘’ Los Babazorros ‘’ humbën në ‘’ Mendizorroza ‘’ kundër Las Palmasit dhe përballë do të kenë një ekip i cili i ka habitur të gjithë deri më tani, pretendent potencial për ndryshimin e historisë në La Liga, edhe pse është ende herët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy