
Tek Chelsea ka filluar puna në funksion të merkatos së verës.
Traineri Enzo Maresca po analizon disa lojtarë për ti ardhur në ndihmë reparteve të cilët nuk e kanë bindur deri në këtë stad të sezonit.
Mesfusha vijon të jetë një prioritet për italianin, i cili e njeh shumë mirë këtë repart, i cili është aktivizuar gjatë periudhës si futbollist.
Eshtë Jobe Bellingham objektivi i rradhës, për të cilin ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të kenë rivalë Real Madridin.
Do të zhvillohet pa diskutim një tjetër sfidë gjigandësh në kontinentin e vjetër për 19 vjeçarin, lajm i bërë me dije nga ‘ Daily Mail ‘.
Të qënit pjesë e Sunderlandit në Championship nënkupton një sfidë me vetë për arsye se është një ndër kampionatet më të ashpër, edhe pse jo në rangun e atyre të elitës në Europë.
Mënyra se si luan Jobe Bellingham përshtatet me kërkesat e trainerit italian por gjithsesi duhet theksuar se pritet edhe interesi i të tjerë ekipeve.
Në sezonin e dytë në rradhët e Sunderlandit Jobe Bellingham ka ditur ta bëjë krenar trainerin Regis Le Bris, i cili numëron 4 gola dhe 3 asiste në 20 sfida tejet premtuese me këtë ekip që momentalisht po lufton për tu ngjitur në elitën e futbollit anglez.



