Ndreca: Nuk ka rëndësi rezultati 4-0 ndaj Kukësit, bëmë detyrën

Ndreca: Nuk ka rëndësi rezultati 4-0 ndaj Kukësit, bëmë detyrën

Edison Ndreca, ishte një nga lojtarët më të mirë në fitoren 4-0 të Egnatias ndaj Kukësit.

Për MCN TV, Ndreca deklaroi se nuk ka rëndësi rezultati, por vetëm fitorja. Sipas tij, humbja e javës së kaluar me Skënderbeun ka kaluar dhe tani vëmendja është te ndeshja e radhës me Erzenin.

Fituam një ndeshje 4-0, por pak rëndësi ka rezultati. Rëndësi ka fitorja. Vinim pas humbjes me Skënderbeun dhe duhet të reagonim.

Kukësit i uroj më të mirat dhe shpresoj të ngrihen sa më shpejt. Me Skënderbeun krijuam raste, por nuk shënuam dot. Kjo ndeshje sot ishte histori tjetër. Ne bëmë detyrën dhe morëm 3 pikët, kjo ka rëndësi. Skënderbeu i përket të kaluarës, mendojmë për Erzenin.

Ne duhet të shikojmë vetëm ndeshjen e radhës, për të bërë detyrën, objektivat i përkasin drejtuesve.

E gjithë jeta është konkurrencë. Ka konkurrencë edhe në futboll, ne bëjmë më të mirën. Ne kemi objektiv të marrim fitoren, kjo ka më shumë rëndësi.

Unë ndihem mirë me ekipin e ri. Krijojnë shumë hapësira dhe mua më japin më shumë përparësi. Ndihem mirë me detyrat që më ka dhënë trajneri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy