Vendimi për SHRF Tiranë, Zekaj: Gjykata është në presion, politika i do të gjitha për vete

Vendimi për SHRF Tiranë, Zekaj: Gjykata është në presion, politika i do të gjitha për vete

Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, Xhevdet Zekaj u shpreh se “Gjykata është në fazën kap ça të kapësh”.

Në emisionin “SportZone” në MCN TV, ai deklaroi se Gjykatat në Shqipëri janë në presion, ndërsa shtoi se politika kërkon t’i marrë të gjitha, duke tentuar edhe futbollin tani.

“Kushdo që e lexon, nuk arrin të kuptojë cila është akuza. Shoqata e Tiranës, nuk përmendet fare. Unë lexova që krijohet një Shoqata e re, e cila merr te drejtën nga Gjykata për t’u regjistruar. Në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë të drejtë edhe ajo, për të pasur numër delegatësh. Nuk pengon njeri që të krijosh Shoqata. Vendimi i gjykatës nuk i atakon zgjedhjet e mëparshme. Mendoj që nuk ka asnjë pikë, që të bën entuziast që kjo ka fuqi ligjore.

Jemi në Shqipëri dhe futbolli bëhet si në Shqipëri. Prokuroria dhe Gjykata janë në fazën “kap ça të kapësh”. Rama ka thënë “kap ça të kapësh” dhe Gjykatën nuk e ka përjashtuar nga këto.

Realisht Gjykata është në presion në Shqipëri. Edhe Gjykata është me dy koka në vendimmarrje, një sipas ligjit dhe një sipas interesave dhe presioneve të shumta.

Veliaj ka të drejtën për të kërkuar ndryshime në futboll. Por, Gjykata e merr një sinjal nga Veliaj që është me ta.

Nuk mendoj që në Gjykatë nuk ka njerëz të drejtë. Megjithatë edhe ata përpiqen të kapin ça të kapin, është mundësia dhe pse të mos e shfrytëzojnë. Nuk do të cenohen zgjedhjet e 2 marsit, jam i bindur për këtë.

Nuk dihet ende se çfarë diskutoi Ceferini me Ramën. Politika duhet të heqë dorë nga kjo që po bën. Politika nuk heq dorë dhe i do të gjitha për vete.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy