Newcastle preferon Emery-n

Newcastle preferon Emery-n

Shkarkimi nga detyra i Steve Bruce i ka përgjegjësuar shumë shpejt drejtuesit e Newcastle të cilët e kanë deklaruar zëvëndësuesin e anglezit  .

Eshtë Unay Emery , trainer që vjen nga një eksperience të madhe në krye të pankinës dhe është shëndërruar në kandidat potencial për të lideruar bardhezinjtë  . 

Sheiku Mohamed Bin Salman ka vënë në dispozicion të gjithë potencialin për ti nxjerrë ‘’ Las Urracas ‘’ nga gropa e thellë ku kanë rënë, të cilën e konfirmon klasifikimi në zonën e ftohtë të renditjes dhe është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 6 milionë eurosh për prishjen e kontratës me Villarealin  .

Eshtë për të ardhur keq që një ekip me shumë histori në Angli ka rrëshkitur kështu  dhe numri një i pankinës së Villarealit e ka eksperiencën e nevojshme për t’ia ndryshuar fytyrën këtij Newcastle .

 Nëse vendos për transferimin në ‘’ St  James’Park ‘’ , 50 vjeçari do të ketë shansin për ti lumturuar anglezët .

Fitimi i Europa Leagues me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ në një finale historike kundër Manchester United ia pasuroi karrierën ishi-t të Arsenalit dhe sakrificat sublime janë rikompensuar me interesin e britanikëve .  Megjithatë drejtuesit e Newcastle s’kanë preferuar  vetëm këtë opsion , dhe po analizojnë dhe  Eddie Howe që aktualisht është i lirë pas largimit nga  Bournemouth .  

Parashikohet se kundërpërgjigjja e drejtuesve të ekipit nga Castellon do të jetë kategorike sepse flitet për një komponent kyç që i ka lideruar spanjollët në fitimin e Uefa Europa Leagues për herë të parë në histori.  

Para disa ditësh Newcastle mori një goditje të rëndë me refuzimin e Zinedine Zidane-s sepse trainerë të niveleve të tilla i japin prioritet drejtimit të ekipeve që kanë lënë gjurmë në futboll gjatë historisë .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy