
Huazimi nga Cagliari tek Hellas Verona ka shënuar startin e një eksperiencë të mrekullueshme për Gio Simeonen. Argjentinasi e ka të qartë se në të ardhmen dëshiron të përfaqesojë një ekip pjesëmarrës në Champions League dhe faktikisht pretendentët nuk i kanë munguar .
Vlera e kartonit të ‘ El Cholitos ‘ arrin 20 milionë eurot dhe do të jenë katër ekipe tejet kompetitive që do të luftojnë për shërbimet e sulmuesit në merkaton e verës .
Lista kryesohet nga Juventusi pasi Massimiliano Allegri e konsideron shoqëruesin ideal për Dusan Vlahovic. ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do të humbasë Paulo Dybalan i cili do të bëjë gati valixhet për të udhëtuar drejt Milanos dhe 26 vjeçari vlerësohet shumë nga drejtuesit e bardhezinjve .
Edhe Sevilla sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ mbetet një destinacion shumë atraktiv për djalin e të famshmit ‘’ El Cholo ‘’ Simeone dhe drejtori sportiv Monchi prej kohësh po e vëzhgon golashënuesin e lindur në Madrid.
Por s’mbaron me kaq sepse edhe Villareali i Unay Emery-t po e planifikon transferimin në ‘’ La Ceramica ‘ pasi nuk ka asnjë garanci për qëndrimin e Arnaut Danjumas dhe të Gerard Morenos i cili së fundmi është pretenduar nga Barcelona .
Traineri spanjoll konsiderohet mjaft kompetitiv dhe jo më kot fitoi Europa Leaguen në të shkuarën me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’. Lista mbyllet me Arsenalin. ‘’ Topchinjtë ‘’ vijojnë insistimin për tu rikthyer në kohët e suksesit .
Londinezët po tentojnë edhe për Gabriel Jesus por Manchester City ka kërkuar një shifër të majme që nuk mund ta përballojnë . Gio Simeone është një opsion më i përballueshëm por duhet riktheksuar se ‘’ Los Rojiblancos ‘’ momentalisht janë më të avantazhuar për sulmuesin e Cagliarit.
17 gola dhe 6 asiste në 37 sfidat e sezonit me një ekip të dorës së dytë flasin për një sulmues shumë të rrezikshëm të cilit i ka ardhur koha për të ngjitur shkallët në karrierë por kjo histori do të jetë interesante deri në fund , për një lojtar që e meriton gjithçka të arriitur deri më tani .



