Familja britanike sfidon Abrahamoviçin, pezull ndërtimi i stadiumit më të kushtueshëm në Europë

Familja britanike sfidon Abrahamoviçin, pezull ndërtimi i stadiumit më të kushtueshëm në Europë

Miliarderi Roman Abrahamoviç i ka kthyer gjithnjë në realitet planet për klubin e tij të futbollit. Asnjë gjë nuk ka mundur të bëhet pengesë ndonjëherë për ambiciet e tij, por së fundmi ai ka përballë një familje në perëndim të Londrës, ku ka planifikuar të ndërtojë stadiumin e ri të Chelsea-t.

Planet për Stamford Bridge-in e ri me vlerë 1 miliardë paund për momentin janë pezull për shkak se një familje që banon në atë zonë ankohet se ndërtimi i ri do t’i lëshojë hijen shtëpisë së tyre.

Familja Crosthwaites ka jetuar në atë zonë për 50 vjet me radhë dhe shtëpia e tyre është aq pranë klubit të Premier Ligës, saqë nëse gjuan një top nga dera e saj, arrin menjëherë në fushë.

Familja që përbëhet nga prindërit Lucinda dhe Nicolas si dhe fëmijët Louis dhe Rose janë ankuar se stadiumi i ri i madh me kapacitet prej 60 000 vendesh do të hedhë hije të përhershme mbi një pjesë të shtëpisë së tyre.

Për stadiumin është dhënë leja e ndërtimit një vit më parë dhe gjithçka është firmosur nga kryebashkiaku i Londrës. Në situatën e krijuar së fundmi, Chelsea i ka kërkuar këshillit bashkiak të ndërhyjë për të ndaluar që një ankesë e tillë të pezullojë ndërtimin e stadiumit.

Pritet që këshilltarët të mblidhen të hënën për të vendosur se si do të procedohet.

Miliarderi Abrahamoviç zakonisht i arrin të gjitha ato që do, por kjo mosmarrëveshje me familjen Crosthwaites duket se po e vë në pikëpyetje ndërtimin e stadiumit më të kushtueshëm në Europë.

Klubi sportiv i ka thënë këshillit bashkiak se puna nuk mund të vijojë përsa kohë ankimimi i familjes Crosthwaites nuk është hedhur poshtë. Ndërsa këshilltarët thonë se nëse nuk veprohet për të ndihmuar Chelsea-n, ndërtimi nuk mund të vijojë siç është planifikuar.

Prona e familjes Croswaithes është një shtëpi e madhe me 3 dhoma gjumi me vlerë 1.18 milionë paund.

Por oferta e klubit për kompensim me vlerë gjashtëshifrore nuk i ka bindur ata të heqin dorë nga “e drejta për dritë” në shtëpinë e tyre.

Ata thonë se ndërtimi i stadiumit do të cenojë ndriçimin me dritën e diellit, por në ankesën e depozituar përmes avokatëve të tyre nuk kërkojnë anulimin e projektit. Ata thonë se mund të bëhet një modifikim në pjesën lindore, në mënyrë që hija të mos bjerë mbi shtëpinë e tyre, por klubi sportiv ngul këmbë në ruajtjen e projektit fillestar.  / BBC / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy