
Arlind Ajeti vazhdon të shkëlqejë në Serie C, aty ku aktivizohet me skuadrën e Pordenones.
Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e vetëm, në fitoren minimale të Poredenones ndaj Pro Sesto në shtëpi.
Përveç se është një titullar i padiskutueshëm, ky është edhe goli i dytë i Ajetit për vitin 2023 në Serie C.
Ajeti nuk mori ftesë nga Silvinjo për takimin ndaj Polonisë, por mbetet në xhiron e Kombëtares, gjë të cilën e konfirmoi edhe trajneri.



