“Futbolli për Kombin 2022-2025”, Duka tregon planin strategjik

“Futbolli për Kombin 2022-2025”, Duka tregon planin strategjik

Federata Shqiptare e Futbollit, prezantoi ditën e sotme strategjinë “Futbolli për Kombin 2022-2025”. Për këtë ka folur edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili tregoi synimet gjatë kësaj periudhe.

Duka foli edhe për çështjet e Kombëtareve, duke siguruar se Shqipëria do të ketë mbështetje maksimale.

“Fokusi jonë kryesor do jetë tek të rinjtë. Si anëtarë të FIFA që nga viti 1932, e si pjesë e këtij rrjeti, falënderojmë këto struktura për mbështetjen e dhënë. Kjo strategji dhe implentimi i saj do jetë një shtysë për ne. Kjo do bëjë që të forcohet loja e futbollit. Gjithashtu, do bëjë që të përmirësohet cilësia e jetës për shqiptarët. Përmirësimi i mëtejshëm në organizimin e evenimenteve sportive është një nga synimet tona. Dialogimi i vazhdueshëm, ofrimi i mundësive edukative për trajnerët e klubeve, përmirësimin e infrastrukturës sportive. Duke qenë të ndërgjegjshëm për fuqinë tonë si organizatë, për të mbështetur futbollin.

Ne kemi disa shtylla kryesore. Nënshtyllat e këtij plani janë: 1. Futbolli amator i fëmijëve. Duhet të krijojmë një mjedis sa më të mirë për futboll. Ofrimi  për të luajtur brenda shkollave, do jetë çelësi i sukseseve. Krijimi i urave të komunikimit mes shkollave dhe trajnerëve do jetë një nga dëshirat tona. Të sigurojmë të gjitha klubeve të Superiores që të kenë një trajner të licencuar, gjithashtu edhe mjek të skuadrës. Garat tona kombëtare do jenë një nga synimet. Federata do përpiqet që të ruajë konkurrencën. FSHF duhet të jetë krahu i djathë dhe të ndihmojnë organizimin e klubeve. Nisja e Kupës “Nënë Tereza”. Zhvillimi i Ligës U21. Finalizimi i një lige rajonale. Ekipet Kombëtare do të jenë vitrina e punës tonë. Ne jemi me fat që do mund të kthejmë ëndrrën në realitet. Futbolli synon të hedhë hapa të tjerë përpara. Detyra për zbulimin e talenteve çon punën tonë jashtë kufijve. Lidhur ngushtë me këtë fushë do jetë krijimi i një stafi që do mund të reflektojë vlerat më të mira ndërkombëtare.

Ne kemi këto objektiva: Ruajtja e Ligës B Në Nations League. Besoj se do ia dalim për Euro 2024. Kualifikimin e të rinjve në elite rounde. Formimi i një ekipi Kombëtar për femra U15.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy