
Një ndër objektivat e Arsenalit për vijimësinë do të jetë përforcimi i metrave të fundit.
‘’ Topchinjtë ‘’ po i bëjnë mirë llogaritë për të ardhmen dhe një ndër emrat më të përfolur në listën e tyre është Alexander Isak.
Suedezi prej shumë kohësh është referent në ofensivën e Newcastles, i cili në sezonin aktual numëron 12 gola në 17 sfida, statistikë që meriton të merret në konsideratë.
25 vjeçari mbetet një kërcënim për çdo rival, i favorizuar nga shtatlartësia, potenca dhe teknika, elementë që e bëjnë të pandalshëm.

Gjithsesi, drejtuesit e ‘’ Las Urracas ‘’ nuk do ta lejojnë largimin e golashënuesit nga ‘’ St James Parku ‘’ lehtësisht, të cilët kanë paracaktuar se pretendojnë të arkëtojnë plot 150 milionë euro.
Kjo shifër sigurisht përbën problem për çdo ekip dhe nëse i referohemi bardhezinjve duhet theksuar se synojnë në të ardhmen e afërt fitimin e trofeve dhe pjesëmarrjen në Champions League.
Mikel Arteta po punon me shumë përkushtim për të konsoliduar çdo repart me objektivin e rikthimit të 13 herë kampionëve të Premier Leagues tek trofetë e munguar prej kohësh në ‘’ Emirates ‘’.



