Real Madridi vezhgon Conten

Real Madridi vezhgon Conten

Pas eksperiencës të shkëlqyer me Interin ku fitoi titullin e 19-të në Scudetto   Real Madridi është hedhur në sulm për Antonio Conten . Italiani është një trainer që jep shumë garanci për të ardhmen  dhe ‘’ Galaktikët ‘’ e  konsiderojnë domosdoshmëri afrimin e një elementi fitues .  Florentino Perez  i pëlqen shumë karakteristikat e trainerit nga Lecce për një Real Madrid që dëshiron të mos rikthehet më në të kaluarën e vështirë .   Kandidaturat e ‘’ Los Blancos ‘’ janë të shumta sepse në kampin kryeqytetas prej kohësh pëlqehet edhe Massimiliano Allegri dhe Raul Gonzalez Blanco .

Italiani mban mbi supe një eksperiencë të shkëlqyer me Juventusin dhe për fatin e keq me ikjen e tij ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk ka mundur të vijojë me dominimin në Itali duke ia lënë stafetën Interit ndërsa spanjolli mbetet një legjende tek Real Madridi dhe puna e shkëlqyer me skuadrën e dytë e ka pozicionuar në këtë stad . 

Merkatoja e verës është shumë afër dhe gjigandi ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ pritet të hapë dyert për një nga këto alternativa të cilat do të kenë objektivin e ringritjes së spanjollëve dhe ti hapin rrugën  revolucionit që janë duke përgatitur drejtuesit e Real Madridit .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy