Përballja me Kastriotin, Shehi: Edhe arbitrat gabojnë, Tirana të jetë më agresive

Përballja me Kastriotin, Shehi: Edhe arbitrat gabojnë, Tirana të jetë më agresive

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur para mediave ditën e sotme, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ndaj Kastriotit ditën e nesërme. Shehi ka vlerësuar kundërshtarin, për të cilin tha se do të kërkojë fitoren, por shtoi më tej se skuadra e tij do të luajë vetëm për të marrë 3 pikët. Gjithashtu ai më tej tha se pas shënimit të golave, Tirana duhet të jetë akoma më agresive.

“Është një kundërshar që do vlerësim e duhet të kemi kujdes nga të gjitha anët. Jam optimist për të përballuar këtë ndeshje dhe do të kërkojmë fitore. Statistikat janë për në fund dhe jo pas dy javësh. Kundërshtari ashtu si ne dëshiron të marrë fitore. Unë mendoj se nuk duhet të nisemi nga cilësia e lojtarëve pasi futbolli është një sport që kush skuadër jep 100% në fushë merr fitoren.

Futbolli është provim dhe pas çdo jave vihesh përballë skuadrave të ndryshme. Nuk duhet të nisemi nga kundërshtari që kemi përballë pasi çdo ndeshje vlen 3 pikë. Duhet të jemi më agresiv dhe më të kujdesshëm në momentin që shënojmë gol. Në këto momente duhet t’i kemi minutat në favorin tonë dhe jo kundër.

VAR dhe deklarata e Jarecit për mohimin e penalltisë? Nuk kam komente për dizenjatorin e arbitrimit, por mendoj se VAR është gjë pozitive për futbollin shqiptar pasi zvogëlon gabimet. Edhe gjyqtarët janë njerëz dhe gabojnë. Largimi i Çelhakës ka vënë disi në vështirës stafin pasi është e vështirë për ta zëvendësuar, por lojtarët që luajnë në atë rol po japin më të mirën. Është shpejtë për të menduar për përforcimet në merkato”, u shpreh Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy