Rikthimi i basteve online, Dede: Sportit i duhet oksigjen, të bëhet edhe Ligji i Sponsorizimeve

Rikthimi i basteve online, Dede: Sportit i duhet oksigjen, të bëhet edhe Ligji i Sponsorizimeve

Trajneri Nevil Dede, duke iu referuar takimit të fundit të kryeminsirtit Edi Rama, me përfaqësues të sportit për rihapjen e basteve sportive online, u shpreh se qeveria ka filluar të mendojë për të ndihmuar sportin.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede deklaroi se sporti në këtë situatë, duhet të kërkojë edhe Ligjin e Sponsorizimeve.

Ka ushqim për sportin me pak fjalë. Ne të sportit mendojmë se na duhet oksigjen. Qeveria ka filluar të mendojë për të ndihmuar sportin në mënyra të ndryshme. Me këtë nismë, duhet të bëhej edhe Ligji i Sponsorizimeve.

Bravo për këtë, por kam edhe një këshillë tjetër. Duhen toka nga shteti, që të dhurohen diçka për klubet. T’i japin diçka klubeve dhe më pas të bëjnë si të duan, nëse nuk ia dalin dot të falimentojnë. Shteti t’i japë një tokë një klubi bashkangjitur me ligjin e sponsorizimeve dhe më pas të shikojmë, nëse mund të zhvillohet klubi apo jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy