
Borja Mayoral u largua nga Roma në këtë merkato dimërore, për të kaluar në La Liga te Getafe dhe në fund të sezonit do të rikthehet te Real Madrid, që zotëron edhe kartonin e sulmuesit.
Mayoral, në prezantimin e tij me Getafe, nuk i ka kursyer thumbat ndaj trajnerit të Romës, Jose Murinho, duke thënë se meritonte më shumë minuta te Roma, por nuk iu dhanë.
“Më ka pëlqyer menjëherë ideja për të ardhur këtu te Getafe dhe e kam nisur me shumë entuziazëm që ditën e parë. Pas sezonit të kaluar me Romën, mendoj se kam merituar më shumë minuta, por nuk mi kanë dhënë dhe jam i mërzitur për këtë. Objektivi im është të luaj rregullisht dhe të shënoj, për të merituar një ftesë në përfaqësuese”, u shpreh Mayoral.



