Laçit i rikthehen tre lojtarë, Cungu humb kapitenin

Laçit i rikthehen tre lojtarë, Cungu humb kapitenin

Pas barazimit me vështirësi ndaj Dinamos, Laçi luan një ndeshje të rëndësishme me Tiranën këtë të shtunë.

Kurbinasit duan t’i largohen vendit të tetë dhe për këtë arsye synojnë me çdo kusht 3 pikët.

Për këtë përballje, trajnerit Cungu, do i rikthehen tre lojtarë siç janë Kurti, Kryeziu dhe Melo. Të tre këta futbollistë, kanë shlyer pezullimin dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Tiranën.

Megjithatë, për trajnerin Armando Cungu, nuk ka qetësi. Për këtë ndeshje, Laçi, duhet të bëjë pa kapitenin Ajdi Dajko. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Dinamos dhe ka plotësuar numrin, çka sjell edhe pezullimin për të.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy