
Niveli i shkëlqyer i Samu Chukwezes gjatë sezonit të sapopërfunduar nuk është anashkaluar nga ekipet e elitës europiane, ndër të cilët përfshihet edhe Real Madridi.
‘’ Los Merengues ‘’ koshientë për boshllëkun që do të lërë Karim Benzema , sipas ‘ As ‘ i kanë shpallur luftë pretendentëve për nigerianin.
Florentino Perez ka përgatitur çekun prej 50 milionë eurosh për 24 vjeçarin, i cili nëse do të ketë fatin të transferohet në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ pa dyshim do të ishte një hap shumë i suksesshëm në karrierë.
Gjithsesi, edhe në Premier League pritet një sfidë shumë e ashpër për arsye se të tjerë pretendentë do të masin forcat si përshembull Liverpool, West Hami , Evertoni dhe Arsenali. Tek ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ , Samu Chukweze konsiderohet një element kyç në repartin e avancuar dhe drejtuesit synojnë 50 milionë euro për largimin nga ‘’ La Ceramica ‘’.
Sezoni për afrikanin përfundoi me 13 gola në 50 sfida dhe në vijuesin do të ketë shansin për të treguar veten në Europa League , gjithmonë nëse do ti qëndrojë besnik Villarealit.



